Juventus pritet të aktivizojë përforcimin e ri, Dejan Kulusevski në xhiron e parë të Serie A ndaj Sampdorias.
Dejan Kulusevski është duke shtuar shanset e tij në formacionin bazë të Juventusit.
“Sky Sport” raporton se përforcimi i ardhur nga Parma është kandidat për formacionin titullar në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A kundër Sampdorias, të dielën.
Reprezentuesi suedez pritet të jetë partner sulmues i Cristiano Ronaldos në mungesë të Paulo Dybalas, i lënduar, dhe gjendjes jo të mirë fizike të Douglas Costa.
Bianconerët vazhdojnë të jenë në kërkim të një sulmuesi të ri pas largimit të Gonzalo Higuain i cili është në prag të finalizimit të transmetimit në Inter Miami në SHBA.