Gareth Bale do të rikthehet te skuadra e Tottenham Hotspur.
Gareth Bale po rikthehet në Tottenham.
Sulmuesi uellsian është në prag të largimit nga Real Madrid dhe rikthimit te ish skuadra e tij nga Premierliga, ka njoftuar Fabrizio Romano nga “Sky Sport”.
“Marrëveshja është duke u afruar, detajet e fundit të saj janë duke u realizuar. Bale tashmë u ka thënë bashkëlojtarëve të tij se do të transferohet në Tottenham”, shkroi Romano në Twitter.
Bale nuk zë vend në planet e trajnerit Zinedine Zidane në Real Madrid dhe është i mirëseardhur në Tottenham te Jose Mourinho.