“Alo…janë plagosur 2 persona”, çfarë ndodhi dy ditë më parë në Vlorë, policia “zbërthen” ngjarjen

Një njoftim në Urgjencën Kombëtare për të shtëna me armë dhe për dy persona të plagosur ka alarmuar Policinë e Vlorës mbrëmjen e 29 shtatorit.

Policia mbërriti në vendin ku u raportua ngjarja, por nuk u konstatua asgjë.

Ditën e sotme është zbuluar se gjithçka ishte një stisje dhe raportimi në Urgjencën Kombëtare ishte i rremë. Sot policia njofton se telefonata ka ardhur nga një 15-vjeçar i cili është nën hetim në gjendje të lirë nga prokuroria e rrethit të Vlorës.

Njoftimi:

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u procedua në gjendje të lirë një 15-vjeçar, pasi më datë 29.09.2022, në mbrëmje, ka bërë njoftim të rremë në numrin e Urgjencës Kombëtare, se në lagjen “Isa Boletini” kishte ndodhur një ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/