Siç duket dhe në hartën më poshtë, një pjesë e madhe e Floridës ka mbetur pa energji elektrike për shkak të Uraganit Ian.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se ndërprerjet e energjisë elektrike do të vazhdojnë derisa të fillojnë operacionet e rikuperimit, pasi të kalojë stuhia.
Dëmet nga uragani kanë qenë të mëdha. Çatia e repartit të ICU në një spital në Port Charlotte është prishur, tha një mjek që punon atje.
Dr Birgit Bodine tha për mediat amerikane se nivelet e poshtme të ndërtesës ishin të përmbytura, që do të thotë se pacientët më të sëmurë, të cilët janë të gjithë në ventilatorë, duhej të evakuoheshin në pjesë të tjera të spitalit.
Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë pellgje uji në dysheme, me peshqirë të shpërndarë duke u përpjekur t’i thajnë ato.
Working through #hurricane #ian in Port Charlotte.
Received this video from my sister who’s on call at the local #hospital #Hurricane_Ian #MedTwitter #medicine #doctor #florida #HurricaneIanupdate #dedicated pic.twitter.com/csyEglbvn0
— Heidi Goldstein, M.D. (@HVGoldsteinMD) September 28, 2022