Autoritetet nigeriane djegin kokainën me vlerë 278 milionë dollarë

1.8 tonë kokainë me vlerë tregu më shumë se 278 milionë dollarë të kapur javën e kaluar në Lagos të Nigerisë, u shkatërruan me djegie.

Presidenti i NDLEA, Mohamed Buba Marwa tha në një deklaratë se kokaina me një vlerën e majme tregon shumë për aktivitetet “tradhtare” të botës së krimit.

Të lidhura

None found

Duke thënë se lufta kundër kontrabandistëve të drogës do të vazhdojë, Marwa vuri në dukje se që nga janari i vitit 2021, 2,904 persona janë dënuar me burgim për drogë.

Nga ana tjetër, për kapjen e 1.8 tonëve drogë, janë ndaluar 5 persona./albeu.com


Shtuar 28.09.2022 09:53