Depay lojtar i Barcelonës, zbulohet shifra që do të paguaj klubi katalanas

Memphis Depay do të jetë futbollist i ri i Barcelonës.

Barcelona do ta transferojë yllin e Olympique Lyon, Memphis Depay, ka bërë të ditur Fabrizio Romano nga Sky Sport.

Klubi katalan do të paguajë 30 milionë euro, përfshirë bonuset, për shërbimet e reprezentuesit holandez.

Oferta e parë nga Barcelona do të pranohet nga drejtuesit e klubit nga Ligue 1.

Depay tashmë ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën disa ditë më parë.

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman ka biseduar me Depayn javën e kaluar.


Shtuar 15.09.2020 06:58