Digjet gjatë natës një furgon në Korçë

Gjatë natës, në furgon në Korçë është përfshirë nga flakët. Grupi hetimor ka nisur punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit, pasi furgoni ka qenë i parkuar pranë banesës së pronarit të tij, Reato Torollari, në momentin kur është djegur. Dyshhet se është e qëllimshme, ndërsa Torollari ka deklaruar se nukka konflikt me askënd.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 26.09.2022, rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip furgon në pronësi të shtetasit R. T., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar në afërsi të banesës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Shtuar 26.09.2022 07:56