Një magazinë me rroba ka marrë flakë dhe është djegur këtë mesditë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se magazina që është djegur ndodhet në Qytet Studenti. Si pasojë e zjarrit ka dëme të mëdha materiale, por nuk flitet për persona të lënduar. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po lufton me flakët.
Njoftim policie
Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.