Faqja e internetit të Ministrisë së Arsimit sulmohet nga hakerat grekë

Faqja e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut pasditen e djeshme është sulmuar nga hakerat grekë.

Kjo faqe momentalisht është jashtë funksionit dhe nuk ofron asnjë shërbim, përpos fotografisë ku informohet se faqja është hakuar nga një grup hakerash grek.

Ndërsa nga institucioni në fjalë ende nuk ka asnjë reagim lidhur me sulmin në fjalë. Kjo nuk është hera e parë që në RMV sulmohen faqet online të institucioneve nga hakerat grek pasi disa ditë më parë e njëjta gjë ndodhi me faqen e ministrisë së mbrojtjes.


Shtuar 23.09.2022 08:47