Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka deklaruar se qyteti do të funksionojë me integritet dhe do të qeveriset nga persona që nuk kanë prapavijë politike, por i shërbejnë të mirës së Shkupit.
“Mendoj se ata vetë kanë thënë mjaftueshëm për atë që ka ndodhur në periudhën e kaluar. Pak kontradiktore, nga njëra anë kishin liri të plotë për të realizuar projekte të shumta të cilat i listojnë, dhe në anën tjetër tregojnë për një mungesë komunikimi”, theksoi Arsovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për dorëheqjen e drejtorit të NP “Parqe dhe Gjelbërime”, i cili është drejtori i pestë i ndërmarrjes publike të Qytetit të Shkupit që ka dhënë dorëheqje pas paralajmërimit të ndërprerjes së bashkëpunimit të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE me kryetaren e Qytetit të Shkupit.
Për qytetarët është e qartë, shtoi ajo, se ata ishin aty për ta bërë punën e tyre me përgjegjësi dhe ndershmëri.
“Por nëse liderët e partive të tyre janë ata që do t’u diktojnë se si të veprojnë në jetë, më duhet të them se është keqardhje e madhe për qytetarët që prisnin diçka më shumë prej tyre”, tha Arsovska.
Një mënyrë e re për trajtimin e prostatës dhe fuqisë. Është e mundur të ktheheni dhe të përmirësoni potencialin dhe të reduktoni urinimin në shtrat gjatë natës!
Në lidhje me pyetjen nëse do të ketë u.d drejtor të ri në funksionet e lira, Arsovska tha se ka afate ligjore në të cilat do të veprohet me atë që duhet të përfundoj.