Shkarkimi i Presidentit, Andi Bushati: I teket Ramës të tallë tra*in me Metën!

Analisti Andi Bushati e ka cilësuar kërkesën e qeverisë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, si një akt për të hequr vëmendjen nga vjedhja e zgjedhjeve të 25 prillit, ku sipas tij, janë shpenzuar miliona euro për blerjen e votave.

Ai shtoi se e gjitha është një fluckë në ajër, teksa i konsideroi deputetët aktualë në Kuvend, si “dudumë”.

“Po të drejtë ka Rama dhe qeveria që po bën këtë komisionin hetimor. Se përderisa ne po merremi me këtë këtu dhe jo me përdorimin e 40 mln eurove për blerje vote, të drejtë kanë ata.

Imagjino të votojnë ata dudumë që janë në parlament, që na kanë bërë më shumë të qeshim se sa kanë votuar ligje që duheshin votuar. Dhe ata dudumë nuk e meritojnë për hir të respketit të institucionit të trajtohen kështu.

I teket kryeregjimtarit të tallë trapin me Ilir Metën dhe ngrihet një komision. Një herë u tha se do ngrihet komision hetimor se si i kishte shitur Basha ushtarët e UÇK-së te serbët, dini gjë ç’u bë me atë komisionin? Bëjnë mirë ata djemtë e portokallisë që na tallin se jemi bërë si komentatorë estrade.

Hedhin shashka kot. Vjedhin 300 milionë euro dhe hedhin një shashkë do bëjmë komision hetimor.” tha Bushati në “Open”


Shtuar 4.05.2021 22:05