Pasditen e sotme kryedemokrati Basha zhvilloi një takim me kandidatët fitues dhe jo fitues nga zgjedhjet e 25 Prillit.
Pas mbledhjes, Xhelal Mziu ka zbardhur replikat mes kandidatëve të Partisë Demokratike në mbledhjen e zhvilluar me kryedemokratin Lulzim Basha.
Mësohet se Xhelal Mziu ka kërkuar që të mos bëhen fare zgjedhje në Partinë Demokratike, por që të fokusohen në mbledhjen e provave për manipulimin e votës.
“Të mos bëjmë zgjedhje fare brenda partisë për zgjedhjen e Kryetarit, por të merremi vetëm me dokumentimin e krimit elektoral,”- ka thënë Mziu. /albeu.com/