Vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës për shtetasin turk Faruk Fatih Özer që akuzohet se është arratisur nga Turqia pasi mashtroi mijëra shtetas turq për të investuar në kriptomonedha është:
Miratimin e vendimit të gjykatës së Elbasanit.
Kujtojmë se bosi turk i kriptomonedhave, që u arrestua disa ditë më parë në Elbasan, kërkohej prej rreth 4 muajsh në vendin tonë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia pasi akuzohet për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve me kriptomonedhën virtuale “Thodex”.
Disa muaj më parë, për gjetjen e tij në vendin tonë kishin ardhur edhe oficerë të policisë turke pasi kishte dyshime që ai fshihej në Shqipëri pas arratisjes nga Turqia.
Turku Faruk Ozer po mbahej nën përgjim dhe u arrestua në Elbasan gjatë një aksioni policor./albeu.com