“Unë kam qenë një kandidat i kësaj opozita dhe i kam sjellë kontributin tim me gjithë pozicionin jo komod, të papërshtatshëm dhe denigrues në raport me fuqinë e Partisë Demokristiane…”
Kreu i dorëhequr i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Me Xhaxhiun’ shpreh pakënaqësitë në lidhje me Partinë Demokratike duke thënë se e keqja e kësaj force politike qëndron se nuk heq dorë nga taktikat primitive.
Ndoka theksoi se se ai ka dhënë kontributin e tij për koalicionin pavarësisht se i ishte dhënë një vend i papërshtatshëm dhe denigrues në listë.
Duke iu referuar masakrimit që iu bkreut të PBDNJ-së Vanjgjel Dule për marrjen e vetëm 600 votave në tiranë, Ndoka tha se patia e tij e jep komtributin në qarqe të tjera të vendit, duke iu referuar Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës.
“E keqja është se Partia Demokratike nuk heq dorë nga taktikat primitive. Unë kam qenë një kandidat i kësaj opozita dhe i kam sjellë kontributin tim me gjithë pozicionin jo komod, të papërshtatshëm dhe denigrues në raport me fuqinë e Partisë Demokristiane, por edhe me marrëveshjen zyrtare që pata me zotin Basha të cilën nuk e zbatoi në mënyrë të njëanshme.
Parti Demokratike u rrit vetë dhe kjo është një gjë pozitive sipas gjykimit tim, por PD nuk mund të sigurojë një fitore pa aleatët e saj.
Edhe kryetarët e partive që u futën në lista fistuese shigjetohen me një politikë primitive dhe dashakeqe, për faktin se këto part i japin vota koalicionit në gjithë Shqipërinë dhe shigjetohen vetëm për një zonë elektorale.
Përshembull zoti Dule u persekutua nga qarku i Vlorës ku kishte mbështetjen politike dhe u soll në Tiranë ku u masakrua më pas për rezultatin që mori.
Ama partia e zotit Dule është kontribuese në qarkun e Vlorës, në qarkun e Gjirokastrës dhe në qarkun e korçës. Po ashtu dhe Partisë Demokristiane, pati një masakër të votave personale”, tha Ndoka.