Presidenti i Napolit rezulton pozitiv me covid-19

Covid-19 vazhdon të jetë mes nesh dhe mungesa më e vogël e kujdesit mund të rezultojë fatale për çdokënd, pasi ky infeksion e ka treguar se nuk bën seleksionime.

Në Itali e kanë vuajtur shumë “zbarkimin” e këtij virusi, përfshirë edhe futbolli, por duket se ende Covid-19 nuk ka vendosur të shqitet.

I fundit, që e pëson prej tij është një nga presidentët më të famshëm të klubeve të Serie A, Aurelio De Laurentis.

Pronari i Napolit, ku aktivizohen Hysaj e Rrahmani ka rezultuar pozitiv në testin për Koronavirus dhe është izoluar menjëherë.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi italian, që nuk jep informacione në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, për të cilën duhet shumë kujdes, duke parë moshën e madhe të De Laurentis.


Shtuar 10.09.2020 09:15