25 vjeçarja e fiksuar pas shpejtësisë humbi jetën në një aksident, zbulohen detajet

Ditën e djeshme rrugët u përgjakën nga disa aksidente, por njëri prej tyre qëlloi tragjik për një vajzë të re vetëm 25 vjeç.

Gabriela Meto nga Vlora humbi jetën një ditë më parë në aksidentin e rëndë në Nartë.

Viktima ishte në drejtimin e mjetit tip “Ford” dhe dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit dhe shpejtësisë së lartë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

25-vjeçarja humbi jetën në vend, për shkak të plagëve të marra. ndërkohë që sipas policisë, shkak zyrtar i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe.

Ndërkohë makina është përplasur me bordurën e rrugës, e më pas është përmbysur. /albeu.com/


Shtuar 10.09.2020 09:13