Ushtarët përfitojnë më së shumti, Vuçiç rrit pagat dhe pensionet në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar rritje pagash e pensionesh.

Kjo rritje sipas Vuçiqit do të zbatohet nga janari i vitit të ardhshëm dhe do të jetë 20%, ndërsa për Ushtrinë 25%.

“Po sigurohemi që njerëzit të mos vuajnë. Madje edhe ata që s’na duan, thonë lërjani këtë punë Vuçiçit dhe Bërnabiqit që ta zgjidhin sepse e bëjnë më mirë se kushdo tjetër në botë”, ka thënë Vuçiç.

“Së bashku, nga janari do të kemi 20% rritje. Për ushtrinë rritja do të jetë 25%”, ka thënë Vuçiç për TV Pink.


Shtuar 16.09.2022 19:25