Vrau me lopatë kolegun në Greqi, arrestohet pas 21 vitesh shqiptari në Kakavijë

Një shqiptar i shpallur në kërkim për 21 vite nga autoritetet greke, pasi kishte vrarë me lopatë një koleg në vendin e punës, është arrestuar ditën e sotme.

Mediat greke, bëjnë me dije se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, është kapur në pikën kufitare në Kakavijë nga efektivët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave.

Mësohet se shqiptari po tentonte të largohej nga vendi. Gjatë kontrollit të kryer nga policia u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër arresti nga hetuesi i Prevezës Prevezë Plimmeliodike për vrasje me dashje, ku dhe më pas u arrestua, raportojnë mediat e huaja.

Krimi që tronditi komunitetin lokal në vitin 2001 u krye në një punishte të përpunimit të mermerit në zonën e gjerë të Kanalakit. Dy punëtorët mes tyre dhe shqiptari, kanë nisur të përleshen për një shkak të një çështje pune.

Më pas shqiptari ka marrë një lëpatë dhe e ka goditur kolegun duke e lënë të vdekur në vend.