Roma ka befasuar të gjithë duke nënshkruar me Mourinhon si trajner.
Klubi italian para disa orë njoftoi me largimin e Paulo Fonseca, por tani befasisht ka njoftuar se Mourinho është trajneri i ri.
“Klubi është i lumtur të njoftoi se marrëveshja është arritur me Jose Mourinhon, që ai të jetë trajneri i ri për edicionin 2021/22”, thuhet në komunikatë.
Ky vendim është befasues për të gjithë duke marrë parasysh se Maurizio Sarri shihej si favorit, derisa tekniku portugez ka nënshkruar deri në vitin 2024.
Ndërkohë, ‘Special One’ e njeh mjaftë mirë Seria A, pasi ka fituar tripletën me Interin.
???????? ?
The club are delighted to announce an agreement has been reached with Jose Mourinho for him to become our new head coach ahead of the 2021-22 season.
#ASRoma pic.twitter.com/f5YGGIVFJp— AS Roma English (@ASRomaEN) May 4, 2021