Gjatë mbledhjes së sotme në Kuvend ka marrë fjalën edhe deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ku ka deklaruar se mbrëmë është ndaluar arrestimi i tre oligarkëve në Tiranë.
Duke folur për aksionin e qeverisë për ndërtimet pa leje, Sula tha se tre urdhra arresti janë tërhequr mbrëmë, pasi i është bërë presion Prokurorisë së Tiranës.
Dashnor Sula: Mbrëmë kanë dalë 3 urdhër-arresti për tre biznesmenë. I ka tërhequr mbrapsht. Nuk po i them emrat. I është bërë presion prokurorisë dhe nuk janë arrestuar, kjo është e vërteta që ta dini. Le të dalë e ta përgënjeshtrojë Prokuroria e Tiranës./albeu.com