Debati për Kosovën, Vuçiç: Nëse është nevoja jap dorëheqje

Deputeti i partisë demokratike serbe, Srgjan Milivojeviç, ka kërkuar dorëheqjen  e presidentit, Aleksandër Vuçiç, duke e kritikuar për menaxhim të gabuar të procesit të dialogut me Kosovën në dhjetë vitet e fundit.

“Kjo është më e mira për të Vuçiçin dhe për Serbinë”, ka thënë Milivojeviç.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë presidenti serb duke thënë se nëse është e nevojshme do të japë vetë dorëheqje dhe se s’ka nevojë që t’i kërkohet diçka e tillë.

“Nëse ka nevojë do të jap dorëheqje vetë dhe mos u shqetësoni, nuk keni pse të më ftoni”, ka deklaruar Vuçiç, duke iu përgjigjur thirrjes së deputetit serb për dorëheqje për shkak të dështimit të politikës në procesin e negociatave me Kosovën.

“Ju humbët në zgjedhje të ndershme ku duart m’u lidhën për shkak të situatës në Ukrainë”, ka shtuar Vuçiç.

Më tej ai ka shtuar se Serbia ka qenë në ditët më të errëta gjatë udhëheqjes së partisë demokratike, duke thënë se gjatë qeverisjes së tyre Kosova e ka shpallur edhe pavarësinë.


Shtuar 14.09.2022 16:12