E papritura e motit, temperaturat rriten me 10 gradë, meteorologia tregon çfarë presim ditët në vijim

Shenjat e para të vjeshtës janë shfaqur më në fund, pas gati dy javëvë shtator. Mbrëmja dhe nata do të mbeten me kthjellime. Vranësira të shpeshta kryesisht në zonat lindore, por nuk ka reshje në territor.

Edhe dita e nesërme do të vijojë kryesisht me mot të kthjellët. Vranësirat bëhen të dukshme gjatë pjesës së dytë të ditës. Vlen të theksohet se mëngjesi i ditës së nesërme do të shënojë një rrije me 2 gradë celcius.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm vlera minimale ka qenë 9 gradë celcius në zonat malore, ndërkohë edhe në orët e mesditës kemi një rënie të lehtë të vlerave termike.

Zonat perëndimore ku pritet maksimumi do të jetë deri në 31 gradë celcius. Era do të fryj në drejtim verior gjatë gjithë ditës së nesërme me shpejtësi mesatare.

Për tre ditët në vijim mbetemi në kushtet e motit stabël, ku kthjellimet dhe vranësirat janë herë pas here prezente në të gjithë territorin shqiptar, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Termometri do të shënojë një rritje gjatë së mërkurës në mëngjes me rreth 10 gradë, duke arritur në 17-19 gradë celius nga sot që mëngjesi ka shënuar 9 gradë. Rrije e cila do të vijojë edhe të enjten. Edhe në orët e mesditës për të mërkurën dhe të enjten, presim një rrije me 2 gradë të vlerave temrike. 32-33 gradë celius maksimumi në rang territori.

Rajoni

Mali i zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të tre këto vende mbeten në kushtet e motit thuajse stabël. Vranësirat bëhen prezente herë pas here, por nuk priten reshje në asnjërin nga këto vende.

Kryesisht kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës, pasditet në të tre këto vende do të kenë vranësira të dukshme, por pa reshje. Termometri në rajon shënon një rënie të lehtë në mëngjes dhe në orët e mesditës me rreth 2 gadë.

Mali i Zi nësër, në orët e para të ditës zbret në 3 gradë më pak në zonat e thella malore. Maksimumi do të mbetet rreth 30 gradë celcius.

Kosova pritet të zbres 8 gradë në orët e para të ditës kryesisht në veri, 26 gradë celius maksimumi i mesditës së sotme dhe nesërme.

Edhe Maqedonia e Veriut gjatë orëve të para të ditës luhatet në vlerat termike nga 9 në veri deri 13 gradë. Ndërsa në mesdite 22 deri në 26 gradë celius në mesditë./albeu.com/


Shtuar 13.09.2022 16:26