Ndërron jetë personi i dytë nga lia e majmunëve në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar vdekjen e dytë nga lia e majmunëve. CNN raporton se një burrë mosha e të cilit nuk bëhet e ditur që qëndronte i shtruar në spital në Los Angeles prej disa ditësh, ka humbur jetën.

Departamenti dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) përcaktuan se vdekja ishte për shkak të lisë së majmunëve.

Është vdekja e dytë e një personi të diagnostikuar me këtë sëmundje në Shtetet e Bashkuara. Teksasi muajin e kaluar raportoi vdekjen e parë në një person me imunitet të dobët, i cili u diagnostikua me linë e majmunëve. Megjithatë, ai rast është ende nën hetim për të parë se çfarë roli ka luajtur lija e majmunëve në vdekjen.

Lija e majmunëve mund të shkaktojë skuqje, ethe, dhimbje trupi dhe të dridhura, por relativisht pak njerëz kërkojnë shtrimin në spital dhe vetëm një pjesë e vogël e vdekjeve në mbarë botën kanë qenë të lidhura drejtpërdrejt me sëmundjen./albeu.com