Angela Merkel, e cila shërbeu si kancelare e Gjermanisë për 16 vjet, do të botojë në vjeshtën e vitit 2024 librin e saj, në të cilin do të shpjegojë zhvillimet e rëndësishme në politikën e brendshme dhe të jashtme të periudhës qeverisëse.
Libri do të botohet nga shtëpia botuese Kiepenheuer & Witsch. Në deklaratën e tij lidhur me librin që do të shkruajë, ish-kancelarja tha: “Kam kënaqësinë të pasqyroj vendimet dhe situatat kryesore të punës sime politike në librin tim që kam shkruar me Beate Baumann dhe t’i bëj ato të kuptueshme për një audiencë të gjerë, duke iu referuar historisë sime personale”.
Kerstin Gleba, botuese e Kiepenheuer & Witsch, tha: “Kujtimet e saj ofrojnë një mundësi historike për të fituar njohuri personale mbi sfondin dhe motivimet e punës politike të Angela Merkelit dhe për të kuptuar se si u formuan vendimet e saj politike”./albeu.com