Tik Tok-u është i mbushur me çudira, por trendi i fundit është kthyer në shqetësim për dentistët!
Nëse e keni vënë re, njerëzit kanë filluar të “sharrojnë” dhëmbët me limë thonjsh për t’i “bërë të duken në vijë të drejtë” pa shpenzuar shumë para.
Kur një mjek stomatolog pa diçka të tillë, u shokua nga mënyra se si njerëzit po shkatërronin dhëmbët me duart e tyre, duke bërë diçka që ndoshta nuk riparohet më.
“Si ortodent, rruajtja e dhëmbit me një limë thonjsh është shokuese. Eshtë diçka që nuk kthehet më pas. E ndjej si detyrim profesional të ndihmoj fëmijët dhe të rriturit që shoh të bëjnë diçka të tillë në Tik Tok. Dua që të gjithë të ndalojnë së bëri diçka të parikuperueshme si kjo, vetëm se duket bukur online.”- është shprehur ai.
Çfarë pasojash mund të lërë diçka e tillë?
Të gjithë ne kemi një sasi të caktuar smalti me të cilin duhet patur kujdes! Nëse ti përdor limën më shumë se ç’duhet mund të arrish tek nervi dhe kjo shkakton dhimbje të tmerrshme, përveç dëmtimit të dhëmbit.
Një trend i tillë është shembull jo vetëm i gabuar, por i dëmshëm për shëndetin. Në mënyrë kategorike, mjekët kërkojnë që njerëzit të mos e praktikojnë diçka të tillë dhe në rast shqetësimi të drejtohen tek një profesionist. Të limosh dhëmbët në kushte shtëpia vjen me goxha kosto, prandaj nëse shihni një video të tillë, hiqeni sa më parë të jetë e mundur.