Një ndeshje dramatike ajo mes Atletico Madridit dhe Portos në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së grupeve të Champions League.
Teksa takimi ishte duke shkuar drejt përfundimit me rezultatin e barabartë pa gola, gjithçka do të ndodhte në 8 minutat shtesë.
Fillimisht janë vendasit që shënojnë në minutën e 91 me Hermoson, ndërsa miqtë barazojnë në minutën e 96 pasi Uribe tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Minutat e mbetura do të vazhdonin të ishin dramatike pasi Griezmann do të shënojë sërish në minutën e 98 për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij në “Metropolitano”./albeu.com