Një 19-vjeçar i identifikuar si Sejmir Bajrami, u mbyt pasditen e sotme në rezervuarin e fshatit Novosejë.
Mësohet se i riu ishte nga fshati Borje, por nuk dinte not, ndërsa ishte duke u larë me disa shokë.
Trupi i viktimës ndodhet ende në rezervuar ku thellësia maksimale është 16 metra dhe kërkimet për të nxjerrë trupin e pajetë do të fillojnë ditën e nesërme.
Në njoftimin paraprak u tha se shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kishin mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.