Fenomeni i çuditshëm në Selanik, peshqit hidhen nga deti në tokë (VIDEO)

Mbrëmjen e së mërkurës qindra peshq të vegjël të gjallë dolën në breg duke u hedhur furishëm në buzë të portit nga deti.

Ky është fenomeni i dytë i ngjashëm që ndodh në Selanik, pasi të enjtes së kaluar ku dhjetëra peshq u gjetën të ngordhur në Nea Paralia, Selanik.

Dyshohet se ose peshqit e vegjël janë ndjekur nga një peshk më i madh dhe kanë dalë në breg në kërkim të një mënyre për të shpëtuar ose fenomeni është për shkak të temperaturave të larta të vërejtura ditët e fundit.

Sidoqoftë, vlen të theksohet, siç tregohet në video, fëmijët e vegjël që ishin në Portin e Selanikut në kohën e fenomenit, u përpoqën t’i hidhnin peshqit përsëri në det.


Shtuar 3.09.2020 18:56