Renditja e Superiores pas javës 3-të

Është mbyllur edhe java e tretë e Superiores me sfidat Bylis-Partizani dhe Laçi-Egnatia.

Partizani mori një fitore minimale në Ballsh me anë të një goli të Skukës, duke ruajtur kreun e Superiores me pikë të plota.

Ndërkohë, Egnatia mori tre pikët e para përballë Laçit.

Image

Në vendin e parë vazhdon të jetë Partizani, i cili ndiqet nga Vllaznia me gjashtë pikë dhe Erzeni me 5pikë.

Klasifikimin e mbyllin dy ish-kampionë të Superiores, me Kukësin që ndodhet në vendin e fundit me 1 pikë, ndërsa Teuta e parafundit me 2 pikë.


Shtuar 4.09.2022 19:43