Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka vetëm fjalë të ëmbla për ish zëvendësin e tij, Michel Arteta, sot trajner i Arsenalit kryesues në Premier League me 5 fitore në po kaq ndeshje. I pyetur për ecurinë e bashkëkombasit, Guardiola thekson:
“Michel di gjithçka. Ai është shumë i mirë në atë që bën dhe këtë nuk e them se është shoku im. Unë e di se si ai jeton dhe çfarë planesh bën dhe e di se si punon. Është shumë i zgjuar. Kam mësuar shumë pasi kam parë ekipin e tij të luajë dhe kam mësuar diçka me vlerë që mund ta përdor në të ardhmen. Ai di gjithçka për futbollin”.
Është i qartë profesori për nxënësin e tij me të cilin ndoshta duhet të luftojë këtë sezon deri në fund për titullin kampion edhe pse është ende herët për ta thënë një gjë të tillë. Gjithsesi, e sigurt është që Michel Arteta ka mundur më mnë fund t’i japë një fytyrë të qartë skuadrës së tij pas shumë viteve vuajtje që nisën me largimin e Arsene Wenger.