Samiti i “Ballkanit të Hapur” i cili po mbahet në Beograd ja nisur ditën e dytë të tij, ku pritet që të finalizohet marrëveshja për tregtinë e lirë mes këtyre tre vendeve.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka hapur samitin duke uruar fillimisht të gjithë të pranishmit, specifikisht përfaqësuesit e Turqisë dhe Hungarisë që për herë të parë i bashkohen kësaj nisme.
Vuçiç gjatë fjalës së tij tha se ky ështe takimi i parë që pas hapjes së negociatave me BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe gjeti rastit t’i urojë duke shtuar se Serbia bëri sa kishte mundësi.
“Jemi këtu për herë të parë që pas çeljes së negociatave me BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe dua t’i përgëzoj, besoj që deri diku edhe Serbia ndihmoi në arritjen e këtij objektivi”, tha ndër të tjera Vuçiç./albeu.com