Rrezik për politikën dhe mbyllja e “burimit” të pasurisë për Martinajn: Kush është grabitqari më i madh që qarkullon në treg?

Gazetari i njohur Artan Hoxha i ftuar në ABC, ka komentuar për situatën e krimit në vend, ku padyshim që në qendër të vëmendjes është Ervis Martinaj dhe lajmi për zhdukjen e tij.

Hoxha është shprehur se lajmi që Martinajt mund t’i këtë ndodhur diçka e keqe ka bërë që shumë njerëz të fërkojnë duart, ndër to edhe pjesëtar të politkës.

Ai shton se bastet në Shqipëri u mbyllën vetëm për një shkak, për t’i prerë financimet Martinajt, ndërsa shton se Martinaj mund të jetë marrë peng nga një grabitqar shumë herë më i madh që qarkullon në treg.

Kush janë personat që “fërkuan duart” kur morën vesh lajmin e zhdukjes së Ervis Martinajt?

Zhdukja e Ervis Martinajt dhe thashethemet se mund të jetë ekzekutuar, sipas gazetarit ka gëzuar shumë njerëz të rëndësishëm në vend.

“Në momentin që ka filluar të qarkullojë thashethemi se i ka ndodhur diçka. Në këtë vend ka pasur shumë njerëz që kanë fërkuar duart dhe kanë marrë frymë thellë. Nuk kanë qenë vetëm kundërshtarë. Kanë qenë personazhe nga më të rëndësishëm, që nga elita politike, biznesi. Shumë njerëz kanë marrë frymë të liruar. Në ditët e para telefonat nuk na pushonin. Doni të dinin cili ishte fati i Ervis Martinajt”, tha Hoxha.

Lexo edhe: “Fërkuan duart kur u zhduk Martinaj”, Artan Hoxha “hap kartat”: Elita politike dhe biznesi filluan të marrin frymë lirisht, Ervisi ishte kthyer në makth

Mbyllja e basteve për t’i prerë të adhurat Martinajt

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se lojërat e fatit në Shqipëri u mbyllën vetëm e vetëm për t’i prerë financimet të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Komentet Hoxha i bëri teksa po fliste në ABC, ku u shpreh se Ervis Martinaj ishte kthyer në një personazh mjaft të fuqishëm në Shqipëri, duke u kthyer në rrezik permanent për shumë politikanë dhe njerëz të elitës së biznesit.

Hoxha shtoi se lojërat e fatit u mbyllën në një mënyrë mjaft të çuditshme në atë kohë, pa pasur një procedurë konkrete dhe kjo sipas tij vetëm e vetëm për ti “prerë krahët” Ervis Martinajt.

Më parë kujtojmë se Hoxha e paralelizoi situatën e Martinajt në Shqipëri me atë të Pablo Escobarit në Kolumbi, të cilit po ashtu, njësoj si Martinajt, i eliminuan njeherë të afërmit dhe burimet e pasurisë, deri sa “i dhanë fund”.

As Talo Çela dhe as Ervis Martinaj, kush është grabitqari më i madh në tregun e krimit?

Hoxha është shprehur se Ervis Martinaj mund të jetë marrë peng dhe një tjetër “grabitqar” shumë herë më i madh po qarkullon në treg.

Komentet Hoxha i bëri teksa foli në studion e lajmeve të ABC, në lidhje me ngjarjet më të bujshme të ditëve të fundit, ku në krye qëndron zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt.

Hoxha shtoi se Martinaj është aktualisht personi më i kërkuar në Shqipëri. Prej kohësh është përmendur emri i grabitësit të miliona eurove në Rinas, Talo Çela si më i kërkuar, por sipas Artan Hoxhës, sot për sot më i kërkuar është Ervis Martinaj që rezulton i zhdukur.

Gazetari ka shtuar se Ervis Martianj në të vërtetë ashtu siç mori edhe emrin, ishte “mbreti” i lojrave t fatit në Shqipëri. Sipas tij vetëm taksa paguheshin prej kompanive të tij 70 milion euro. Sipas Hoxhës në kompanitë e Ervis Martinajt ishin të punësuar rreth 16 mijë njerëz.

Lexo edhe: Ervis Martinaj apo Talo Çela? Artan Hoxha zbulon kush është më i kërkuari në vend: Një grabitqar shumë më i madh në treg./albeu.com


Shtuar 30.08.2022 12:05