Varianti “Ba5” “sundon” në Shqipëri, parashikimi i epidemiologut: Tjetër valë në dimër, por më e butë

Varianti Ba5 i “Omicron” po dominon dhe në Shqipëri. Megjithkëtë ky mutacion i Covid e kaloi pikun e përhapjes në mesin e korrikut. Prej fundit të muajit, të infektuarit, të shtruarit në spital dhe humbjet e jetës sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik nisën rënien në pjesën më të madhe të vendit.

Pavarësisht kësaj specialistët parashikojnë një tjetër valë në dimër ndonëse jo me intensitetin e atyre që kaluam.

Interesi për tu vaksinuar sipas epidemiologut Artan Simaku është rritur, por ende nuk nuk janë arritur nivelet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Me një dozë mbi 16 vjec 61% me 2 doza 59% dhe 3 doza 15% “, tregon ai.

Në këtë valë të Covid u vu re se shumica e atyre që u shtruan në spital apo humbën jetën prej virusit ishin mbi 50 vjeç prandaj mjekët përsërisin thirrjen për tu vaksinuar, me qëllim shmangien e formave të rënda të sëmundjes.

BASHKITË ME RRITJE TË TË INFEKTUARVE

Këlcyrë

Kolonjë

Belsh

Selenicë

Konispol

Peqin

Mirëditë

Finiq

Rrogozhinë

Vau i Dejës

Bulqizë

Shijak

Kukës.


Shtuar 26.08.2022 16:26