Ndryshime në Ministrinë e Arsimit, Kushi prezanton drejtori i ri

Ministrja Evis Kushi ka prezantuar drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë. Artan Spahiu është personi i cili nga sot do të jetë në drejtim të këtij institucioni. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Arsimit Evis Kushi me anë të një statusi në rrjetet sociale. Kushi shkruan se ka besim në përvojën e Spahiut, si pedagog dhe drejtues në disa institucione për avancimin e reformave të ndërmarra.

“Prezantuam në MAS Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, Dr. Artan Spahiu. Kam besim se me përvojën e tij të gjatë si pedagog dhe drejtues në institucione të arsimit të lartë, si dhe punën si avokat dhe jurist në institucione të administratës publike, me profesionalizëm dhe integritet të lartë, Artani do të japë kontribut për avancimin e reformave të ndërmarra në arsimin e lartë në Shqipëri”, shkruan Kushi./albeu.com


Shtuar 24.08.2022 14:05