HISTORIKE/ Piloti shqiptar triumfon në Çmimin e Madh të Belgjikes

Piloti shqiptar Lirim Zendeli ka arritur të shkruaj historinë në Çmimin e Madh të Belgjikës. Ky është triumfi i parë i 20-vjeçarit në Formula 3.

Shqiptari një ditë më parë ishte më i shpejti në provat zyrtare, duke fituar Pole Position, ndërkohë që ditën e sotme ka kurorëzuar gjithçka.

Një sukses ky që ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një pilot shqiptarë të arrinte të tilla suksese në garat me makina.


Shtuar 29.08.2020 15:13