Policja nga Elbasani që sulmoi gazetarët pak ditë më parë, Anisa Kostani, ka filmuar veten teksa po ushqente dy qen.
“Pure Love”, shkruan Kostani krahas fotografisë.
Mesa duket pas pezullimit nga policia, policja ka mbetur e vetmuar dhe e ka gjetur ngushëllimin te dashuria e kafshëve.
Kujtojmë se ditën kur mbeti i vdekur Madrit Ulqinaku, Kostani është shprehur se gazetarët nuk duhet të flasin keq për punën e policisë.
Përmes një postimi, ajo shprehet se blutë e këtij qyteti janë duke bërë një punë të shkëlqyer, të cilën vetëm “qorrat” dhe ata që i kanë marrë “provimet nga profesora Don Zhuanë” nuk e shohin, raporton albeu.com.
Për Kostanin largimi i autorëve të krimeve në drejtim të paditur, nuk përbën problem dhe nuk mund të hedhë poshtë punën e policisë.
Sjellim gjithashtu në kujtesë se Kostani u bë e famshme për gjaprin që mbante si kafshë shtëpiake, të cilin e ekspozoi edhe në media./albeu.com/