Marseille dëshiron të nënshkruajë me Ronaldon, klubi francez ka qenë në kontakt me agjentin Jorge Mendes

Marseille është e interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të Manchester United, Cristiano Ronaldo.

Sipas gazetarit italian Niccolo Ceccarini, klubi francez ka qenë në kontakt me agjentin portugez Jorge Mendes për një transferim të mundshëm.

Por Football Club, duke cituar Alexandre Jaquin të La Provence, konfirmon se presidenti i Marsejës, Pablo Longoria, bëri hetime për situatën e Ronaldos.

Në të njëjtën kohë, gazetari i RMC Sport, Florent Germain citon fjalët e kryesisë së klubit të Ligue 1 se nuk ka ndërmend të ftojë Ronaldon.

Më herët u raportua se Ronaldo dëshironte të shkonte te Borussia Dortmund, por skuadra gjermane refuzoi ta blinte. /albeu.com/