Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësuesen e Bashkimit Europian në Tiranë Christiane Hohmann.
Me anë të një postimi në Twitter, Kim shprehet se mezi pret që të bashkëpunojë me ekipin e BE për të mbështetur përpjekjet e qeverisë shqiptare për zbatimin e reformës në Drejtësi.
“E lumtur të takoja ambasadoren e BE në Shqipëri Christiane Hohmann. SHBA është i lumtur për nisjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Ne mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së, për të mbështetur përpjekjet e qytetarëve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, shkruan Kim./albeu.com
Delighted to meet new @EUinAlbania Christiane Hohmann. ?? is thrilled that negotiations for ?? membership in ?? have formally begun. We look forward to working closely w/EU team to support efforts of ?? people & government, including full implementation of justice reform. pic.twitter.com/upNf30MfOm
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 15, 2022