Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ndodhet në Greqi. Në video të siguruara nga protothema.gr , Johnson është filmuar në një supermarket të Nea Makri teksa po bënte pazar i vetëm, i ndjekur në mënyrë diskrete nga sigurimi i tij.
https://youtu.be/731obOKdTr4
Prania e tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithë atyre që ndodheshin në market, ndërsa Boris Johnson u ka buzëqeshur dhe i ka përshëndetur miqësisht me dorë.
Kujtojmë se Boris Johnson dhe familja e tij kanë lidhje të veçanta me Greqinë dhe se ata kanë një shtëpi të mrekullueshme fshati në Pelion, në Horto, të cilën e vizitojnë çdo verë./albeu.com