Bëhet e gjallë shqiptarja, nëna e 4 fëmijëve që kishte humbur gjurmët në Greqi

27-vjeçarja shqiptare qe u raportua e humbur disa ditë më parë në Greqi, fatmirësisht është gjetur.

Mediat vendase shkruajnë se Antonia Nikolla, nënë e katër fëmijëve është kthyer sërish në banesë, por ende nuk më shumë detaje në lidhje me arritjen e saj në banesë.

Ishte bashkëshorti i saj që alarmoi policinë helene në 12 gusht, e fundit kjo që iu fut kërkimeve në zonën e Iraklios në Kretë, por edhe më tej.

Sot bashkëshorti i saj ka njoftuar policinë greke se gruaja e tij është kthyer shëndoshë e mirë, duke bërë që policia greke të ndërpresë hetimet.


Shtuar 24.08.2020 17:10