Seanca e përballjes së presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama është lënë në 18 maj.
Seanca ishte planifikuar që të zhvillohej me 25 mars , por për shkak të infektimit me Covid të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese është shtyrë.
Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.
Meta refuzoi të dekretojë Cakajn i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama.