Në Shqipëri të larta, Biden: Çmimet e karburanteve kanë rënë në nivele rekord

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi këtë të enjte se çmimet e karburantit janë duke rënë në nivele rekord që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Komentet Biden i bëri përmes një postimi në facebook, ku deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin i cili është ende duke zhvilluar luftën në Ukrainë, po ushtron presion mbi furnizimin global të naftës duke bërë që çmimi të ndihet te familjarët.

Të lidhura

None found

“Putin është ende duke zhvilluar luftën e tij në Ukrainë – duke ushtruar presion mbi furnizimin global të naftës – dhe familjet ende mund ta ndiejnë atë.

Por ne arritëm të lirojmë një milion fuçi naftë në ditë nga rezerva jonë dhe mblodhëm partnerët tanë globalë për të liruar rezervat e tyre. Tani çmimet janë në rënie rekorde”, shkroi Biden në facebook.

Kujtojmë se presidenti ka qëndruar javë më parë shtetet arabe dhe u ka kërkuar atyre që rritin furnizimin me karburante.

Ndryshe, çmimet e naftës vazhduan të bien të enjten, ku u ulën nën 90 dollarë për fuçi për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pasi shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale i shqetësoi investitorët.

Vetëm dy muaj më parë, çmimet e naftës tejkaluan 120 dollarë për fuçi, duke ndihmuar në rritjen e çmimit mesatar kombëtar të benzinës në rreth 5 dollarë për gallon.