Chelsea nuk heq dorë nga Dumfries dhe Inter nuk i ka mbyllur totalisht dyert e këtij transferimi.
Zikaltërit në fakt kanë bërë të ditur se anësori holandez nuk largohet për më pak se 50 milionë euro nga Milano.
Chelsea beson se mund ta realizojë këtë transferim duke bindur Interin të bëjë një zbritje të shumës duke marrë parasysh edhe kanalin e privilegjuar mes klubeve të krijuara pas kalimit të Lukakut. Gjithashtu mendohet se Chelsea mund të përdorë në këtë operacion edhe ndonjë formulë tjetër që Lukaku të mbetet tek Inter edhe më gjatë se huazimi, ndoshta edhe shitjen e tij për një shifër të konsiderueshme.
Megjithatë, Inzaghi nuk dëshiron që Dumfries të largohet, por një ofertë tunduese nga Londra mund të vendoste drejtuesit e klubit zikaltër me shpatulla pas murit./h.ll/albeu.com