David Silva i ka surprizuar të gjithë me skuadrën e re. Ylli spanjoll, u largua nga Mançester Siti, pas aventurës 10 vjeçare, teksa ka firmosur me spanjollët e Real Sosiedad.
Prej ditësh ishte përfolur për një akord të mesfushorit me Lacion e Igli Tares, si dhe për një interesim të Juventusit, por në fund ai ka shtangur duke firmosur deri në vitin 2022 me skuadrën baske.
Lajmi është konfirmuar nga klubi i La Ligës në faqen zyrtare.