14 plumba mbi të, Gledis Kraja u ekzekutua nga shoku i tij i ngushtë! (FOTO LAJM)

Atentati me vdekjen e të riut në Shkodër ka marrë përmasa tragjike.

Sebastian Smakaj është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është pikërisht ai personi që ekzekutoi me breshëri automatiku Gledis Krajën.

Policia është vënë në kërkim të Smakajt. Sebastian Smakaj, njihej në Shkodër si shoku i viktimës Gledis Kraja.

Mësohet se pas një sherri për motive të dobëta, detajet e të cilit nuk dihen ende, Smakaj i ka bërë pritë Krajës dhe e ka qëlluar me 14 plumba automatiku.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjeç banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit. /albeu.com/


Shtuar 17.08.2020 21:12