Largimi i Luis Suarez nga Barcelona dita e ditës po bëhet më real.
Sipas gazetarit shumë të besueshëm holandez, Mike Verweij, skuadra e Ajax është shumë e interesuar që ta rikthejnë Luis Suarezin.
Drejtori i Ajax, Marc Overmars tashmë ka bërë kontaktet e para joformale mel ojtarin dhe bordin e Barcelonës.
Klubi i Barcelonës është shumë i interesuar që të largoj disa lojtar që kanë rroga të mëdha dhe të sjellin “gjak” të ri në ekip.
Suarez në dekadën e kaluar kishte luajtur për ekipin e Ajax dhe tifozët e skuadrës holandeze kanë simpati për sulmuesin nga Uruguai.
Humbja 2:8 nga Bayern Munchen ka shkaktuar gjendje të jashtëzakonshme në klubin katalunas.