KPA ka vendosur ditën e sotme shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Adnand Xhelili.
Xhelili ishte i shkarkuar nga KPK-ja, ndërkohë që e ankimoi vendimin në Kolegj.
Ky i fundit ka vendosur që të linte në fuqi vendimin e KPK-së.
Asokohe trupa gjykuese drejtohej nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Brunilda Bekteshi.
Në seancën dëgjimore ai u përball me probleme të pasurisë së tij.
Relatorja Shuli shpjegoi se Xhelili e kishte blerë apartamentin si i pastrehë nga Enti i Banesave në vlerën 1.1 milion lekë dhe e ka shlyer për periudhën 1999-2005. Komisioni konstatoi mospërputhje të burimit të deklaruar në vitin 2003 me atë në deklaratën veting, pasi në të parën është shënuar kredia, ndërsa tek e dyta kursimet familjare.
Mospërputhje në deklarata është konstatuar edhe për vlerën e apartamentit. Shuli theksoi se prokurori Xhelili nuk ka dhënë fillimisht shpjegime për këto gjetje, por pas përfundimit të hetimit ka dorëzuar prova të reja, të cilat do të vlerësohen gjatë vendimarrjes./albeu.com