Gjumi është një mekanizëm cerebral ende tërësisht i qartë. Ka persona që nuk arrijnë të flenë, të tjerë që i zë gjumi për pak dhe zgjohen në mes të natës, të tjerë që flenë nëntë orë, por nuk bëjnë gjumë të qetë. Një darkë e tepruar në mbrëmje mund të provokojë një gjumë jo të qetë. Ndërsa një ushqim i rregullt me produkte, që favorizojnë gjumin ndikon për një natë të mirë.
Ushqime që duhen preferuar: Qumësht i ngrohtë me mjaltë, sallatë jeshile, mollë të pjekura.
Ushqime që duhen evituar: Mish i pjekur, sugot dhe ushqimet të vështira për t’u tretur, pasi edhe mëlçia duhet të pushojë gjatë natës.
Fitoterapia
Infuzion me bar blete, shporiz e bli: Në një filxhan me ujë të valuar shtoni 5 gram gjethe bar blete, 5 gram gjethe bar shporizi dhe 5 gram gjethe bliri. Lërini në infusion për 5 minuta. Pini një filxhan në mbrëmje para se të flini.
Banjo e ngrohtë: Në vaskën e banjos derdhni 3 litra çaj të përbërë nga 100 gram lule portokalli, 15 gram gjethe dafine, 150 gram fara marene, 200 gram petale lulëkuqeje.