Vazhdon të mbetet mister zhdukja e 49 arkave me banane brenda të cilave dyshohet të ketë pasur kokainë.
Ndërkohë mësohet se të shtatë të arrestuarit janë cilësuar në gjendje të lirë për shkak të provave të pamjaftueshme të policisë.
Kujtojmë se pas përfundimit të këqyrjes së 195 orëve pamje filmike të marra në Portin e Durrësit, grupi që punoi për të kontrolluar filmimet nuk ka arritur që të zbulojë persona që mund t’i jenë afruar kontejnerit me banane që ishte dëmtuar.
Nga pamjet vërehet se grupi i AKU-së nuk e ka verifikuar ne terren fizikisht kontejnerin, duke e bërë procesverbalin nga distanca. Në këto kushte, grupi hetimor dyshon se kontejneri mund të jetë hapur në porte të tjera ku ka qëndruar ose në anijen që e transportonte. Gioa Tauro është port i parafundit para mbërritjes në Durrës.
Kur hynë në brendësi të kontejneri zbuluan se aty ndodheshin 1.151 kuti me banane. 49 mungonin, ndaj lindën dyshime të arsyeshme se kontejneri është hapur dhe në ato kuti mund të ketë pasur lëndë narkotike e dyshuar kokainë./albeu.com