Vojvoda edhe më pranë Atalantës

Mediat italiane raportojnë prej disa ditësh se mbrojtësi i djathtë i ekipit kombëtar të Kosovës dhe i Standard Liegut të Belgjikës, Mërgim Vojvoda është pranë kalimit te Atalanta.

“Drejtuesit e klubit kanë ardhur shpesh herë në Belgjikë për mua. Unë kam arritur marrëveshje me ta dhe tani pritet që edhe klubet të arrijnë marrëveshje mes tyre”, deklaroi ai për “GazetaOlle.com”.

Ndërsa përsa i përket marrëveshjeve të dy klubeve Vojvoda është shprehur se të hënën (17 gusht) ato do të ulen në tryezë duke u shprehur:

“Ditën e hënë do të vendoset gjithçka sepse drejtuesit e të dy klubeve do të ulen të arrijnë një marrëveshje”.

Nëse Atalanta dhe Standart Liege nuk bien dakord Vojvada ka edhe opsione të tjera që sipas tij janë edhe 3 skuadra që e kërkojnë.

Vojvoda ju bashkua Standardit nga Excel Mouscron vitin e kaluar, në ndeshjet e zhvilluara ai ka shkëlqyer duke e kthyer repartin e mbrojtjes si pikën më të fortë të ekipit.


Shtuar 16.08.2020 11:48